Lajmet nga bota
Ketu mund te Lexoni lajmet .
EDI KERKON KARRIKEN TANI.
DENIS on 03/18/2008 at 5:57pm (UTC)
 Kryesocialisti tha se opozita duroi me dinjitet ditet e tragjedise dhe nuk e perdori fatkeqesine per perfitime. Por tani duhet te dalin fajtoret

“Kjo çudi nuk do të zgjasë tri ditë”, - premtoi dje Edi Rama, duke premtuar se do të bëjë të pamundurën për zbardhjen e së vërtetës dhe vënin përpara përgjegjësisë të shkaktarëve të tragjedisë së Gërdecit. Ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha e të ministrit të Mbrojtës, Fatmir Mediu, lideri i socialistëve garantoi: “Në emër të atyre që humbën jetën 48 orë më parë dhe të të gjithë atyre jetëve të humbura vit pas viti në fatkeqësi jonatyrore, për shkak të një shteti që prej 17 vjetësh nuk garanton sigurinë e jetës, unë, Partia Socialiste dhe e gjithë opozita shqiptare, së bashku me miliona shqiptarët e indinjuar nga kjo katrahurë, nuk do të lejojmë që kjo tragjedi të kalojë siç kanë kaluar, falë sherrit e shamatës boshe të politikës së vjetër, të gjitha të tjerat”. Pas disa ditësh heshtje dhe mbështetje ndaj familjarëve, mjekëve, forca ushtarake, socialistët duan të gjenden dhe dënohen përgjegjësit e tragjedisë.

Për Edi Ramën ka ardhur ora e së vërtetës. “Ne sot s’arrijmë të numërojmë dot më viktimat e vdekura e të gjalla të këtyre minave sociale që plasin çdo ditë nëpër Shqipëri, të cilat kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë, e korruptuar si asnjë tjetër më parë, që është kthyer në një agjenci funeralesh e shpërblimesh për familje të vdekurish në punë, në rrugë, në festë, ka pafytyrësinë t’i vrasë për së dyti, me justifikime në vend të dorëheqjeve, me gënjeshtra në vend të transparencës, me përpjekjen e madhe për të mbijetuar politikisht, në vend të detyrimit për t’u përgjigjur ligjërisht”, - nënvizoi kreu i socialistëve. Ai sqaroi se dalja me këtë qëndrim, që ditën e tragjedisë u evitua, për të shmangur pikërisht përsëritjen e së shkuarës, kur pas akuzave, shkaktari dilte “pa lagur”. Pak orë pas deklaratës së kreut të PS-së dhe protestës së banorëve të Gërdecit, Fatmir Mediu njoftoi se jepte dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Pas tragjedive të shumta të ndodhura në 17 vitet e fundit dhe asaj të Farkës, që pas disa ditësh u la në harresë gjetja e shkaktarëve, të shohim çfarë do të ndodhë me tragjedinë e Gërdecit, për të cilën kryesocialisti Rama premtoi: “Kjo çudi nuk do të zgjasë tri ditë”.
 

NGRIHET VORA *MEDIU IK!! *BERISHA IK!!
Denis on 03/18/2008 at 5:50pm (UTC)
 Banorët e zonës së Vorës dhe të fshatrave përreth bllokuan për katër orë autostradën. “Mediu ik! Berisha ik! Gjeni shkaktarët e tragjedisë! Hiqni depozitat e gazit! Dëmshpërbleni familjet!” ishin kërkesat e protestuesve

TIRANË - Qytetare te zemeruar bllokuan dje autostraden vitale Tirane - Durres ne shenje proteste per tragjedine e Gerdecit. Protestuesit, kryesisht banorë te fshatit Gërdec dhe zonave përreth dogjen goma automjetesh dhe hodhen parrulla antiqeveritare, duke i bllokuar per ore te tera të dy krahët e autostradës Tiranë-Durrës. Lejimi i tyre të shkonin pranë shtëpive të tyre dhe nxjerrja e përgjegjësve të tragjedisë ishin dy kërkesat thelbësore të protestës, që zgjati rreth katër orë, duke sjellë dhe paralizimin total të trafikut. “Mediu ik! Berisha ik!”, ishin dy parullat kryesore që mbizotëronin në masën e protestuesve, të cilët me tone të ashpra, veç të tjerash, kërkuan që të lejohen të shkojnë në banesat e tyre për të marrë ato pak gjëra që ngelën nga shpërthimi. Protesta nisi rreth orës 14.00 të mesditës së djeshme, një orë pas fjalës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili nga Vora kërkoi bashkimin e të gjithëve për normalizimin e situatës. Fillimisht 50 persona u grumbulluan në sheshin e qytetit të Vorës dhe me thirrje e parulla në duar kërkuan përgjegjësit për katastrofën. Protesta që fillimisht nisi me një grusht njerëzish, pak nga pak rrëmbeu brenda saj një numër të madh personash të dëmtuar nga tragjedia, të cilët njëzëri kërkuan vënien e drejtësisë në vend. Gjatë protestës nuk munguan as momentet kur protestues të irrituar u konfrontuan me forcat e policisë, të cilat morën urdhër të krijojnë një kordon sigurie dhe të zhbllokojnë krahët e autostradës. Vendosmëria e banorëve për të kërkuar të drejtën e mohuar arriti deri aty, sa një numër i madh personash u ulën në mesin e autostradës, duke thënë se nuk do të lëvizin që andej pa marrë një përgjigje nga autoritetet vendore për kërkesat e tyre. Disa nga protestuesit mbanin në duar parulla ku shkruhej “Gërdeci si Kabuli”, ndërsa disa të tjerë në shenjë proteste i vunë flakën një gome makine, djegia dhe tymi i zi i së cilës simbolizonin atë që ndodhi në Gërdec tri ditë më parë. Por kërkesa për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve nuk ishte e vetme. Banorët e zonës gjithashtu thanë që të merren masa urgjente për dëmshpërblimin deri në qindarkën e fundit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi. Ata fajësuan qeverinë dhe ministrin e Mbrojtjes për situatën e krijuar, si dhe thanë që të merren nën mbikëqyrje depozitat e gazit, shpërthimi i së cilave mund të shkaktoi një tragjedi të përmasave të paimagjinueshme. Rreth orës 18 të pasdites së djeshme, turma e protestuesve vendosi të lirojë autostradën Tiranë-Durrës dhe të shpërndahet paqësisht. Pak momente para largimit nga sheshi i qytetit të Vorës, protestuesit thanë se në mungesë të një përgjigjeje nga autoritetet vendore dhe qendrore për plotësimin e kërkesave të tyre, atëherë protestat do të rinisin sërish dhe do të vazhdojnë duke u përshkallëzuar.
 

Mediu derzon celsat
DENIS on 03/18/2008 at 5:40pm (UTC)
 Ministri i mbrojtjes dha doreheqjen dje i vene me shpatulla per muri nga presioni i jashtezakonshem i opinionit publik per pergjegjesine e ngjarjes tragjike te Gerdecit

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen. Me nje ze te prere, me emocione qe dukeshin qarte se nuk mund t'i fshihte, zoti Mediu tha se kishte kaluar 72 oret me te veshtira te jetes se tij. Ai kembenguli se ishte teresisht i zhveshur nga ndonje pergjegjesi, porse po largohej per arsye morale.

Vendimi erdhi, sipas deklaratës së vetë Mediut, pas tragjedisë së Gërdecit, ku tri ditë më parë shpërtheu një e ashtuquajtur fabrikë çmontimi armatimesh. “Në kushtet e krijuara në pozicionin tim strategjik, kam qenë koshient për detyrimet e mia, për atë çfarë ka ndodhur. Nga përgjegjësitë personale i kam paraqitur kryeministrit dorëheqjen time nga posti i ministrit të Mbrojtjes”, ka deklaruar ministri i dorëhequr i Mbrojtjes. “I dërrmuar nga dhembja për atë që ka ndodhur, i trishtuar nga humbja e jetëve të pafajshme dhe me një solidaritet të plotë me ata që kanë humbur të afërmit dhe ata që ende ndodhen në kushte të rënda në spital, gjej këtë rast t’iu shpreh të gjithëve atyre që janë prekur nga kjo tragjedi solidaritetin tim”, ka deklaruar Mediu. Ai nënvizoi se vendimi për largimin nga kabineti qeveritar është marrë në kushte të një mungese të plotë të përgjegjësisë ligjore dhe institucionale në pozicionin e tij si ministër i Mbrojtjes. Mediu në argumentimin e aktit të dorëzimit të detyrës së tij ministrore, tha se erdhi si pasojë e kushteve të krijuara si një politikan i përgjegjshëm, edhe pse i zhveshur nga çdo përgjegjësi personale. Mediu, njëherësh kryetar i Partisë Republikane, aleate me Partinë Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës, tha se do të mbështesë të gjithë hetimet e filluara nga organet e prokurorisë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Me ndjenjë përgjegjësie dhe në respekt të detyrimeve të mia institucionale dhe morale, deklaroj se do të mbështes fort hetimet e filluara nga organet kompetente për zbardhjen e aksidentit tragjik”, tha ai, duke shtuar se do të mbështesë hetimet e organeve kompetente dhe do të pranojë çdo gjë që ka të bëjë me përgjegjësitë e tij. Gjatë deklaratës së tij, ministri i dorëhequr ka falënderuar gjithë ata që e kanë mbështetur në kryerjen e detyrës së tij. Një falënderim të veçantë Mediu ia dedikoi kryeministrit Sali Berisha, i cili në çdo moment ka qenë në krye të operacionit. Referuar gjendjes së shumicës parlamentare, Mediu tha se shumë më e rëndësishme është qeverisja e vendit, sesa emri i tij i përveçëm. Ai falënderoi edhe opozitën për qëndrimin e saj mbështetës gjatë gjithë kohës kur ai vetë ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, duke shtuar se e mirëkupton qëndrimin e opozitës në lidhje me reagimin e tyre në situatën e krijuar. Ai ka thënë se u kërkon banorëve të rajonit të dëmtuar nga shpërthimi ta konsiderojnë si një mik.
 

<-Back

 1 

Continue->

(Denis Rina) FILMAT ME TE RI QE DALIN, MUNDET TI GJENI VETEM NE DIBER.PAGE. KLIKO NE HOLLYWOOD logo.
 


Cfar mendimi keni per diber page?
sh. mire
mire
koti

(View results)


;*''*Shoot Box*''*;
 
1 Bookmark


REKLAMA
 


denis
 

Visit Seekcodes.com
.......................................................
....................................................... (* NGA DENIS*) E Veshtire eshte ba jeta, Po na mer ne qaf rroleta, Shkojm ke puna per gazep, As i lek se kena ne xhep, Kurr si lam na kto lonja, Jemi ba si barbona, Nuk ja bejme qejfin vetes, Se ja japim lekt rruletes, Kalojm ditet vec me rrena, Sdo na mbaje vorri mrena ****************************** www.mogulus.com/tvkorabi
www.smashhits.de.vu
mp3 2008

www.durrsi.com
mp3

www.shkabaj.tk
video dhe filma

www.peshkopia.net
My place

www.dailymotion.com
kerko per video

www.quackit.com/html/tutorial/
mer kode per HTML

www.musicwebtown.com
mer muzik per your page


www.phpnuke.org/
per sitin tuaj
http://www.own-free-website.com/
Radio Merimanga
    
 
******************************
 


******************************

 

RadioMarimanga Live

Nga Denis

Mir se erdhet ne www.diber.page.tl ketu po degjoni radio Marimangen me music Popullore nga me te mirat, Radio Marimanga radio Live ne internet 24/7 ., Ketu te gjith jeni te mirseardhur.

Contact Admin at the_stars@hotmail.co.uk


 
www.diber.page.tl 309443 visitors (1567935 hits) sweet peshkopia
*************************************** D I B E R < ------------------------------------> P A G E************************************* This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free